Ekskluzive: Ballkani bën goditjen e madhe, transferon një nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë

Gentrit Halili është larguar nga Ferizaj si futbollist i lirë në fund të kontratës së tij.

Mbrojtësi i talentuar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës bardhekaltër duke u vërshuar nga ofertat.

Partizani, Vllaznia e Shkodrës, Skënderbeu, Struga e skuadra kroate Varazdin ishin vënë pas tij.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se garën për të e ka fituar kampioni i Kosovës, Ballkani.

Halili ka nënshkruar tanimë me Ballkanin dhe është bashkuar ditën e hënë në fazën përgatitore në Ohër.

Prezantimi i tij pritet të ndodhë sot gjatë orëve të ardhshme.

Halili ka vendosur për Ballkanin, pasi 21-vjeçari nuk ka dashur të largohet nga futbolli kosovar së paku edhe një vit, edhe pse ofertat për të nuk munguan.

Kësisoj Ballkani ka bërë një goditje të madhe, pasi Halili konsiderohet si ndër mbrojtësit e qendrës më të mirë në Kosovë. /Gazeta Olle

Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm për rrethin e parë të Ligës së Konferencës

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për sfidën ndaj Ishujve Faroe