Ekskluzive: Ballkani bën goditjen e madhe në mesfushë, zyrtarizimi çështje ditësh

Ballkani ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës.

Emri i ri që do të zbarkojë në Suharekë është ai i mesfushorit Vesel Limaj.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se palët kanë gjetur marrëveshjen dhe Limaj së shpejti pritet të prezantohet si futbollist i ri i Ballkanit.

26-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës FC Hermannstadt në Superligën e Rumanisë.

Limaj ka bërë karrierë edhe në Gjermani te Hamburg II, në Austri te FC Horn si dhe në Shqipëri te skuadrat si Bylis, Kukësi e Tirana.

Mesfushori kosovar pritet që së shpejti të prezantohet nga Ballkani, derisa do të jetë një ndihmë e madhe për Ilir Dajën pasi do të jetë një përforcim i madh për mesfushën. /Gazeta Olle/ 

Llapi bën goditjen e madhe për repartin ofensivë

Zyrtare: Ergyn Ahmeti prezantohet te Llapi