Ekskluzive: Arlind Shabani largohet si futbollist i lirë nga Struga, garë e madhe mes Prishtinës dhe Tiranës për mesfushorin e talentuar

Arlind Shabani është larguar nga skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, FC Struga.

Mesfushori i talentuar nga Kosova ka shkëlqyer në vitin e tij të parë tek skuadra shqiptare në elitën e futbollit maqedonas.

Por kontrata e tij me FC Strugën tanimë ka përfunduar dhe lojtari ka mbetur i lirë.

Shabani ka zhvilluar 26 ndeshje me klubin maqedonas ku ka qenë ndër më meritorët për suksesin e Strugës që arriti për herë të parë në garat evropiane.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se lojtari ka dy oferta shumë të rëndësishme, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Në fakt është një ‘luftë’ bardhekaltër për t’i siguruar shërbimet e Shabanit mes Prishtinës dhe Tiranës.

Drejtuesit e dy skuadrave kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit dhe kanë shprehur interesim për transferimin e Shabanit.

Lojtari gjatë javës së ardhshme pritet të vendos për të ardhmen e tij, pasi interesim kanë shprehur edhe disa skuadra evropiane.

Gjithsesi fjala është për një futbollist 19-vjeçar me shumë përspektivë që e pret një e ardhme e ndritur. /Gazeta Olle/

Ballkani vazhdon me përgatitje intensive në Mavrovë, por kësaj radhe në një mënyrë të veçantë (VIDEO)

FIFA planifikon të bëjë pesë rregulla të reja që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë