Ekskluzive: Ardit Nika siguron prova në Belgjikë

Portieri i talentuar kosovar, Ardit Nika, i cili aktivizohet me Ramiz Sadikun në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, gjatë muajit janar, do ta lëshojë Kosovën.

Ai do të provohet në një skuadër të elitës së futbollit belg, transmeton Gazetaolle.com.

Lajmi zbulohet ekskluzivisht për ‘Olle’ nga burime të sigurta të gazetës.

Nika është 17-vjeçar derisa gjatë kësaj vere ishte në prova 1-mujore edhe te skuadra italiane Chievo nga Verona. /Olle/

Nika