Ekskluzive: Arbnor Muja nesër udhëton drejt Belgjikës për testet mjekësore te Antwerpi

Drita dhe Antwerp kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Arbnor Muja te gjiganti belg.

Pas dy ndeshjeve që zhvilluan dy skuadrat në Ligën e Konferencës, drejtuesit e dy klubeve u dakorduan për transferimin e Mujës në Antwerp.

Gazeta Olle ishte mediumi i parë që raportoi për arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Olle mëson ekskluzivisht se Muja do të udhëtojë nesër (e marte) drejt Belgjikës ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

23-vjeçari për vetëm një vit te Drita shkëlqeu dhe arriti t’i bind drejtuesit e skuadrës së madhe belge për tu transferuar atje.

Drita viteve të fundit ka bërë revolucion në skuadër duke i besuar jashtëzakonisht shumë futbollistëve të rinj dhe premtues, pasi synimi i klubit duket se përveç trofeve është të shes sa më shumë lojtarë në Evropë.

Pasi t’i kryej Muja testet mjekësore te Antwerp pritet të publikohet marrëveshja nga dy klubet. /Gazeta Olle/

Kumbulla në shitje, Roma ia cakton çmimin e largimit

Maqkaj i gatshëm ta përfaqësojë Kosovën, tregon se janë në kontakte me FFK-në