Ekskluzive: Arbnor Muja kalon testet mjekësore me sukses, zgjedh numrin e famshëm që do ta bartë te Antwerpi – sot zyrtarizimi

Tanimë është gjithçka e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi në orët në vijim.

Arbnor Muja është futbollisti më i ri i skuadrës së madhe belge Royal Antwerp.

Sulmuesi mitrovicas për vetëm një vit te Drita bëri hapin e madh në karrierë, pasi klubi bardhekaltër i dha mundësinë që brenda një viti të luaj dy herë në Evropë.

Muja shkëlqeu në ndeshjet evropiane edicionin e kaluar, por edhe këtë vit duke i rënë në sy gjigantit belg Antwerp të cilët gjetën marrëveshje me Dritën.

23-vjeçari ndodhet prej dy ditësh në Belgjikë dhe Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se tanimë ka kryer testet mjekësore tek Royal Antwerp.

Anësori këmbëshpejtë tanimë është prezantuar te Antwerpi dhe ka zgjedhur edhe numrin e ri në fanellë.

Gazeta Olle mëson se Muja do ta bartë fanellën me numër 11, derisa pas disa orëve pritet zyrtarizimi nga dy klubet.

Transferimi i Mujës te Antwerp, është padyshim transferimi më i madh nga futbolli kosovar direkt në një skuadër të madhe evropiane siç është gjiganti belg. /Gazeta Olle/

Miqësorja me Italinë, trajneri Armando Cungu shpall listën e Kombëtares U-19

Vjen zyrtarizimi nga Antwerpi, Arbnor Muja bën hapin e madh dhe transferohet te gjiganti belg