Ekskluzive: Arbnor Morina flet për inkuadrimin e Ferizajit në Superligë

Trajneri i mirënjohur Arbnor Morina, ka arritur që në sezonën e tij të parë me KF Ferizajin, të inkuadrohet në elitën e futbollit kosovar.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE, Morina tregon gjithçka që e karatkerizoi këtë sezon me ferizajasit, gjithashtu Morina flet për planet e klubit pas inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

Lexo po ashtu:

Zyrtare: Arbnor Morina vazhdon kontratën, do ta drejtoj Ferizajn edhe në Superligë

” Inkuadrimi në Superligë është kapitull i mbyllur, një ngjarje suksesi e njerëzve që udhëheqën klubin, futbollistëve dhe tifozerisë Ujqit, dhe e gjithë atyre që na përkrahën moralisht gjatë rrugëtimit tonë drejt Superligës ” shtoi fillimisht Morina.

Ferizaji është inkuadruar në Superligën e Kosovës pas dy viteve, hera e fundit kur bardhekaltërit ishin pjesë e elitës së futbollit vendor, ishte sezona 2019/20, vit ku Ferizaj arrinte pas 33 ndeshjeve, vetëm 29 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 10-të.

Lexo po ashtu:

Ferizaj feston rikthimin në Superligë

Arbnor Morina tregon qelësin e suksesit te Ferizaj, ku përfunduan sezonën në vendin e parë me 59 pikë pas 26 ndeshjeve, Morina flet dhe për planet e skuadrës në Superligë.

” Qelësi i suksesit sipas mendimit tim ka qenë kompaktësia në mesin e lojtarëve, edhe kur ka qenë vështirë por dhe kur e kuptuam që ne mundemi më shumë, klubi ka ambiciet e kjarta që nga fillimi, falë stafit profesional ” vazhdoi Morina.

Për në fund, trajneri 58 vjeçar tregon dëshirën e tij të madhe për sezonën 2022/23.

” Dëshira dhe plani është që Ferizaj të stabilizohet në Superligë, dhe të shtoi konkurencën në skuadër, sepse Superliga është nivel më i lartë dhe kërkesat rriten, ne kemi analizuar strukturën e futbollistëve, dhe do të bëjmë disa ndryshime aty ku e shohim të arsyeshme, gjithësesi atmosfera në klub është fantastike, por festa ka mbaruar të shtunën, tani na pret puna për stinorin e ri ”  Përfundoi Morina intervistën ekskluzive për Gazetën OLLE.

 

 

Besa nuk mbijetoi në Ligën e Parë, deputeti Agusholli: Komuna e Pejës duhet të turpërohet nga kjo gjendje

FC Prishtina shumë shpejt me pronarë të rinj, vendoset edhe për trajnerin