Ekskluzive: Arbëria skuadra e radhës që zhbllokon merkaton

Gjashtë skuadra kosovare e kishin të bllokuar merkaton, pak ditë para fillimit të edicionit të ri. 

Klubet e Superligës, Llapi, Drenica dhe Prishtina arritën që ta tejkalojnë këtë bllokadë.

Gazeta Olle merr vesh se tashmë merkaton e ka zhbllokuar edhe klubi i Arbërisë në Ligën e Parë.

Kuqezinjtë nga nesër mund mund të fillojnë me regjistrimet e futbollistëve.

Tani ndalesë në transferime kanë vetëm dy klube, Feronikeli në Ligën e Parë dhe Besa në Ligën e Dytë.

Ishte Gazeta Olle që para disa ditësh kishte raportuar ekskluzivisht për bllokimin e merkatos nga FIFA për gjashtë skuadrat kosovare.  

Megjithatë, reagimi ishte i shpejt dhe fatmirësisht shumica e këtyre skuadrave kanë arritur që ta tejkalojnë këtë bllokadë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me fatin e Feronikelit dhe Besës së Pejës. /Gazeta Olle/ 

 

Ademi e Hodaj vizituan FSHF-në, dakordohen për veprime të përbashkëta

Media turke i “zbulon” klubin e ri, Visar Bekaj mohon akordin