Ekskluzive: A&N shumë pranë transferimit të futbollistit që ka luajtur për dy Kombëtaret, Kosovën dhe Shqipërinë

Skuadra e A&N-së po bëhet gati për të luftuar që të sigurojnë inkuadrimin në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Prizrenasit e drejtuar nga Megzon Visoka po vazhdojnë të shtojnë kualitetin në radhët e tyre për të arritur synimin historik.

Burime të “Gazetës Olle” zbulojnë se mbrojtësi me përvojë të madhe, Ilir Berisha shumë shpejtë do të prezantohet tek skuadra e A&N.

Berisha së fundmi është paraqitur për skuadrën e Feronikelit, por ajo aventurë që nisi në mënyrë të mrekullueshme përfundoi herët dhe jo ashtu siç pritej si nga skuadra e poashtu edhe nga futbollisti.

Para disa ditësh, Berisha kishte treguar se kishte oferta të ndryshme në tavolinë.

Për më tepër para disa minutash, A&N tregoi se gjatë ditës do të plasojnë një lajm bombastik./GazetaOlle/