EKSKLUZIVE: Almir Kryeziu drejt skuadrës së madhe kosovare, në këto momente po diskutohen detajet financiare

Almir Kryeziu do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Superligës së Kosovës.

Anësori 22-vjeçar nga edicioni i ri do të jetë pjesë e Gjilanit.

Gazeta Olle merr vesh që kryetari i Arbërisë, Jahir Krasniqi ndodhet në takim me drejtuesit e Gjilanit për të vendosur detajet e fundit të këtij transferimi.

 

“Skifterat” duket se kanë fituar garën me Ballkanin për t’i siguruar shërbimet e këmbëshpejtit.

Kujtojmë se Kryeziu ishte njëri nga futbollistët më të dalluar te skuadra dobrajase gjatë sezonit të fundit dhe padyshim se do të jetë pjesë e rëndësishme te kuqebardhët, të cilët janë të etur për sukses në edicionin e ri.

/Gazeta Olle/

 

Kosova A, miqësore me Shqipërinë U20

ZYRTARE: Ballkani prezanton talentin 21-vjeçar që ka luajtur në Portugali dhe Gjermani