Ekonomi i Besës së Kavajës ua ndanë mejdanin kosovarëve

Ani pse i ka kaluar të 60-tat, mirëmbajtësi i fushës së Besës së Kajavës, i njohuri si ‘Gjeli’, nuk përton që të vrapojë duke e kryer rolin e gjyqtarin në disa ndeshje miqësore që skuadrat e Kosovës, i kanë zhvilluar dhe po i zhvillojnë gjatë fazës përgatitore në Shqipëri.

‘Gjeli’ ka rënë në sy duke referuar në më shumë se tetë takime. “Ai mundohej që ta kryente punën së është më së miri. Tentonte që mos të bëjë hile”, thotë njëri nga futbollistët e Llapit për Gazetën ‘Olle’.