Ekipi olimpik i xhudos niset nesër drejt Kosovës, meritojnë pritje madhështore

Me një sukses të jashtëzakonshëm të arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ekipi olimpik i xhudos niset nesër drejt Kosovës.

Me dy medalje të arta, shteti jonë renditet në vendin e dytë në sportin e xhudos në “Tokio 2020”, shkruan Gazeta Olle.

Ishte fillimisht Distria Krasniqi që siguroi medalje të artë, e pas saj të njëjtën gjë e bëri edhe Nora Gjakova, duke arritur rezultat historik për Kosovën.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Driton Kuka, niset nesër për në Kosovë, ndërsa arritja bëhet të hënën në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, në ora 19:50.

“Ekipi olimpik i xhudos do të niset nesër (e diel) për në Kosovë, ndërsa arritja bëhet të hënën në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, në ora 19:50. Kampionet olimpike meritojnë që t’i pritni në mënyrën më të mirë të mundshme, në aeroport ose në sheshin e Prishtinës, i meriton të stërmbushet”, ka shkruar zëdhënësi i Kok-ut, Kushtrim Krasniqi.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Futbollisti i njohur largohet nga Prishtina

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi