Ekipi nga Shqipëria me trajner të ri

Skuadra e Laçit ka ndërprerë çuditërisht kontratën me trajnerin Eugent Zeka. Siç është shkruar edhe më parë, ende s’janë bërë të qarta arsyet e këtij “divorci” të menjëhershëm, por me shumë mundësi, rolin e trajnerit do ta marrë drejtori teknik Ramadan Ndreu.

Ky i fundit është njohës shumë i mirë i Superiores nën drejtimin e Kastriotit pak kohë më parë, gjithashtu edhe i Laçit, pasi ka kohë që qëndron pranë kësaj skuadre. /Olle