Ekipi nga Serie A në telashe, FIFA i bllokon merkaton për dy vjet

Spezia e Ardijan Ismajlit në telashe.

Komisioni i Disiplinës i FIFA, ka dënuar me dy vjet bllokim të merkatos dhe 500 mijë franga gjobë klubin që militon në Serinë A. Vendimi dotë hyjë në fuqi që nga janari i vitit 2021.

Ku vendim ka ardhur pasi klubi i Serisë A ka shkelur rregulloren duke transferuar në mënyrë të parregullt lojtarë nën moshën 18-vjeçare.

Drejtuesit e Spezias, janë të zhgënjyer, teksa ky fakt pritet të ndikojë në ecurinë e klubit, që ka si objektiv mbijetësën në elitën e futbollit italian.

Shpresohet që në të ardhmen ky problem të zgjidhet, teksa çështja do të shkojë në apel.

Programi FIBA Time Out 2.0 i ndihmon Rugovës të kryesojë me sukses organizimin e Kampit Nacional të FBK-së

Ulpiana nuk ka të ndalur, transferon ish-kapitenin e Laçit