Ekipi nga liga e dytë hungareze, mposht Romën 2:1

Roma e ka nisur fazën përgatitore në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar humbje nga skuadra Gyirmot Gyor.

Ekipi që garon në ligën e dytë të futbollit hungarez mposhti Romën e Rudi Garcias 2:1, ku golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Mattia Destro.

Ashtu sikur e mbyllën sezonin e kaluar, Roma e nisi fazën përgatitore për edicionin e ri, me vërshëllima nga tifozët, të cilët nuk durojnë humbje as edhe në ndeshjet miqësore. /Olle