Ekipi nga Kosova XTEAM shpallet kampion i turneut të CS:GO CEE Champions dhe fiton çmimin prej 15.000 dollarësh

Ekipi shqiptar nga Kosova, XTEAM, ka fituar turneun evropian CEE Champions, ku garuan shumë ekipe të forta evropiane, për një grup çmimesh prej 30.000 dollarë.

Në turneun ku garuan rreth 32 ekipe të ndryshme nga Evropa, fitues doli ekipi shqiptar nga Kosova, XTEAM, të cilët morën me vete çmimin prej 15.000 dollarësh.

Rrugëtimi i ekipit XTEAM në këtë turne, nisi nga turneu kualifikues i cili u organizua për Kosovë dhe Shqipëri nga organizata Shqiptare AESA, ku patën rastin të kualifikohen tri ekipe.

Në ndeshjen finale u përballën me ekipin estonez, SC eSports, të cilën e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

 

Ky është turneu i parë i fituar nga ekipi i XTEAM, që nga formimi i tyre, dhe me këtë formë, siç duket janë duke vazhduar drejt suksesit të ekipit shqiptar Bad News Eagles.


Ky është formacioni i ekipit XTEAM:

Arlind ‘deb0‘ Sadiku

Qendrim ‘v1w‘ Hajrizi

Serdar ‘cerber‘ Mahmuti

Arbnor ‘arbnorz‘ Sadiku

Atif ‘gejmzilla‘ Mustafa


/Telegrafi/

Dy yjet e Kombëtares në dyshim për ndeshjen me Izraelin

Zyrtare: Donat Rrudhani bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan me Young Boysin