Ekipi i xhudos niset nga Tokio për në Kosovë, faqja zyrtare e KOK-ut sjell pamjet

Ekipi i Kosovës në xhudo është duke lënë Japoninë apo më saktë kryeqytetin Tokio për t’u nisur drejt atdheut.

Kosova kori sukses të madh në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke arritur t’i fitojë dy medalje të arta.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 47 kilogramë dhe Nora Gjakova deri 57 kilogramë e bënë krenare Kosovën në Japoni.

Tani, ekipi i xhudos është nisur nga Tokio për në Kosovë dhe pritet të arrij dikur në orët e vona të ditës së sotme.

Është faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës, e cila ka njoftuar nisjen e ekipit të xhudos me anë të disa videove të postuara.

Në video shihen xhudistet e Kosovës dhe trajneri Driton Kuka teksa përshëndeten nga njerëz të ndryshëm në rrugë, të cilët e vlerësojnë maksimalisht punë e tyre. /Gazeta Olle/

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Ekipi olimpik do të pritet me ceremoni shtetërore, kjo është agjenda