Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

Nga ora 13:00 edhe zyrtarisht ka filluar ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” dhe tashmë në stadiumin Olimpik ka parakaluar edhe ekipi i Kosovës.

“Tokio 2020” ka filluar zyrtarisht dhe tashmë shumica e shteteve kanë parakaluar në stadiumin Olimpik.

Sigurisht që në fillim pati spektakël me fishekzjarrë dhe flakadanë të ndryshe, ndërsa ekipi grek parakaloi pari, ashtu siç është tradita.

Radha i ka ardhur tani edhe ekipit të Kosovës, i cili ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinin xhudistja Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive.

Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (xhudo) dhe Egzon Shala (mundje).

Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Zyrtare: Vjosa transferon mesfushorin e Ulpianës

Momente të frikshme në Bolivi: Tornado vjen vrullshëm, lojtarët e futbollit largohen të alarmuar