Ekipi i Kosovës largohet nga Valencia pas katër ditësh bllokimi shkaku i përmbytjeve

Ekipi i Kosovës që mori pjesë në “Fia Motorsport Games” është nisur nga Valencia në orën 7:30 të mëngjesit të së premtes, pas katër ditësh i bllokuar në këtë qytet për shkak të përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin të martën.

Sipas faqes zyrtare të FASK Kosova, deri tani, largimi nga Valencia ka qenë i pamundur, pasi qyteti ka qenë plotësisht i bllokuar dhe linjat e transportit urban dhe ndërurban kanë qenë jashtë funksionit.

Aeroporti dhe linjat tokësore ishin të bllokuara, ndërsa raportohet se rreth 200 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.

Ekipit të Kosovës i është dashur të gjejë rrugë alternative për t’u kthyer, duke fluturuar përmes destinacioneve të ndryshme, si Vjena, Stambolli, Tirana dhe Shkupi.

Nisjet e tyre do të behen në grupe nga qyteti i Barcelonës.

Ndërhyrja brenda zonës, por referohet jashtë saj! – Ferizaj publikon video ku pretendon se u dëmtuan ndaj Malishevës

Super derbi në Mitrovicë, kampioni përballet me liderin