Ekipet kosovare do t’i zhvillojnë ndeshjet evropiane në hendboll gjatë fundjavës

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të zhvillohen katër ndeshje në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.

Kampioni në fuqi, Istogu, do të përballet me skuadrën nga Portugalia, SIR 1Maio/Ada CJB, në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të shtunën prej orës 18:00, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00.

Me marrëveshje mes dy klubeve, dy ndeshje në shtëpi i zhvillon edhe KHF Ferizaj.

Ekipi i Ferizajit do ta ketë përballë skuadrën nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat gan, lojë e cila zhvillohet të shtunën prej orës 20:15 në palestrën “Bill Clinton”, dhe të dielën ndeshja e radhës fillon prej orës 19:00.

Ferizaj ka angazhuar shumë lojtare të huaja dhe është konsoliduar për kampionatin e ri, njëjtë si Istogu, që synon suksesin në Kupën Evropiane.

Në Istog ishin planifikuar të mbahen ndeshjet e Kombëtares A dhe aktivitete tjera të Kombëtareve, që po ashtu do të mbahen në qytete tjera, për shkak se renovimi i palestrës në Istog nuk është bërë ende dhe ekipi është detyruar të zhvendoset në Pejë.

/Gazeta OLLE/

Arritje historike për FSHF, Shqipëria mirëpritëse e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për u17

Ademi takohet me përfaqësues të klubeve dhe veteran të futbollit, diskutojnë për vërtetimet e sponzorizimit