Ekipet kosovare nuk do të marrin pjesë në gara evropiane, kjo është arsyeja

Skuadrat e basketbollit kosovar nuk kanë aplikuar për pjesëmarrje në gara evropiane.

Asnjë skuadër nga Kosova nuk do të garojë në garat evropiane Champions League dhe Europe Cup sezonin e ri, shkruan lajmi.net.

Kampioni i Kosovës KB Golden Eagle Ylli dhe nënkampioni KB Peja kishin të drejtë të garonin në këto dy gara por nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e aplikimit.

Njëra ndër arsyet kryesore të mos pjesëmarrjes së ekipeve nga Kosova në Evropë besohet të jetë vështirësitë financiare për të përballuar këto kompeticione.

Në anën tjetër katër skuadra nga Superliga e Kosovës: Ylli, Peja. Rahoveci dhe Prizreni 19 do të marrin pjesë në Ligën Unike së bashku me katër ekipe tjera nga Shqipëria.

Ndërkohë një ose dy skuadra kosovare pritet të garojnë në Ligën Ballkanike, së bashku me ekipe nga Izraeli, Maqedonia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Bersant Celina me probleme në zemër, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”: Njihuni me sportistet më ‘hot’