Ekipet e Ligës së Tretë kanë dy kërkesa të mëdha për FFK-në dhe MKRS-në

Klubet e Ligës së Tretë dëshirojnë të bëjnë disa ndryshime.

Skuadrat e divizionit më të ulët të futbollit kosovar i janë drejtuar FFK-së dhe MKRS-së me dy kërkesa të rëndësishme, raporton Gazeta Olle.

Ato bashkarisht duan që më shumë skuadra të inkuadrohen në Ligën e Dytë, e poashtu edhe mbështetje nga fondi i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kërkesa e plotë:

KLUBET E LIGËS SË TRETË KËRKOJNË NGA FFK-JA IKUADRIMIN E 6 EKIPEVE NË LIGEN E DYTË TË KOSOVËS,PO ASHTU EDHE NDIHMË FINANCIARE NGA FONDI I MKRS.

Sot me datë 21.01.2021 disa nga përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Tretë mbajten takim,ku si temë diskutimi ishte propozimi i përbashkët për propozicionin e garave të Ligës së Tretë të Kosovës.

Nga klubet po kërkohet që në Ligen e Dytë sezonin e ardhshëm të inkuadrohen 4 vendet e para
– Grupi A dhe B (vendet e para) nga Rajoni i Dukagjinit dhe nga Grupi A dhe B (vendet e para) nga Rajoni i Prishtinës.

– Po ashtu edhe 2 ekipe nga vendet e dyta ku përmes barazhit Gr.A dhe B (vendet e dyta) në rajonet përkatase ta kenë shancen e inkuadrimit në Ligen e Dytë në edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu si kërkesë e përbashkët e klubeve ishte edhe përkrahja financiare nga FFK-ja nga fondi i Ministrisë për Kulturë,Rini dhe Sport.

Me respekt,
KF AUSTRALIA,21.01.2021