Ekipe të shumta interesohen për talentin e Arbërisë, shkak paraqitja fantastike kundër Vushtrrisë

Arbëria u mposhtë të premten e kaluar me rezultat 2-3 nga Vushtrria në derbin e Ligës së Parë duke humbur mundësinë për tu afruar me kreun e renditjes, megjithatë këtë ndeshje e shfrytëzoi për mrekulli lojtari 21 vjeçar, Ardi Arifi.

Sulmuesi 21 vjeçar i krahut ndonëse nuk shënoi në këtë përballje arriti ta fitoj një penallti dhe të kompletojë driblime të shumta duke dhuruar spektakël ndaj një mbrojtje të fortë si ajo e Vushtrrisë, e cila deri para kësaj xhiroje nuk kishte pranuar asnjëherë dy gola brenda një ndeshje.

Fati i madh i futbollistit të ri ishte që ky duel u transmetua përmes platformës Artmotion teksa edhe u luajt në një ditë të përshtatshme, të premten kur BKT Superliga pushon dhe kështu të gjithë i patën sytë nga ai, madje disa prej trajnerëve të futbollit tonë ishin edhe në stadium për ta parë përballjen nga afër.

“Olle” mëson se rreth lojtarit janë interesuar disa skuadra të njohura të vendit tonë, ndër të cilat njëra prej klubeve që po lufton të fitoj edhe titullin kampion e po ashtu edhe Kupën e Kosovës.

E ardhmja e Ardi Arifit pritet të jetë larg dobrajasëve me shumë skuadra nga Liga e Parë dhe Superliga që veçse kanë filluar ta ndjekin dhe do synojnë ta transferojnë në merkaton verore. /Gazeta Olle/

Orari i xhiros së 24-të në Superligë, vëmendja të enjten në derbin e Anamoravës

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja në Anfield