Ekipe a jeni gati, po vjen turneu “Rasim Kiçina”

Njëri nga turnet më të mëdha në futboll të vogël, “Rasim Kiçina”, do të fillojë më 30 maj.

Turneu do të mbahet në Pallatin e Sporteve në Drenas, ndërsa i kushtohet heroit Rasim Kiçina.

“Prej orës 10.00 do të bëhen homazhe tek varri dhe vizitë familjes së dëshmorit, ndërsa në orën 15.00 bëhet hapja solemne. Deri me tash janë paraqitur më shumë se 40 ekipe dhe paraqitja e tyre do të vazhdon deri na hedhjen e shortit. Turneu zgjatë deri më 14 qershor kur edhe zhvillohet ndeshja finale në ditën e çlirimit të Drenasit”, thuhet në një njoftim për media nga organizatorët e turneut.