Ejupi takon Dejan Savicevicin (FOTO/VIDEO)

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, e ka takuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ish futbollistin e famshëm malazez të Milanit, Dejan Saviecevic.

Numri një i klubit më të trofeshëm kosovar ka kërkuar nga legjenda malazeze ta ushtrojë ndikimin e tij dhe të bëjë më shumë për futbollin rajonal, raporton televizioni publik i Kosovës (RTK).

Legjenda e futbollit malazez e ka njoftuar Ejupin për takimin e fundit të tij që e kishte me krerët e federatave të shteteve tjera ballkanike në Slloveni, ku nuk ishin ftuar fare drejtuesit e futbollit të Kosovës e as ata të Shqipërisë, e në të cilin takim është diskutuar rreth formimit të një lige të përbashkët mes vendeve të Ballkanit.

Palët kanë diskutuar edhe për disa tema tjera. Takimi mes Ejupit dhe Savicevicit është zhvilluar në kohën kur në Mal të Zi FC Prishtina e zhvilloi një fazë përgatitore për sezonin pranveror.