“Ejani ta rrëzojmë Trepçën nga Superliga”

Tifozët e Prishtinës, “Plisat”, e kanë bërë një njoftim tipik tifozërik para ndeshjes që skuadra e tyre e zemrës e zhvillon kundër Trepçës në kuadër të Raiffeisen Superligës.

“Prishtina – Trepça, të shtunën nga ora 13:00. Ndeshja e fundit Trepça – Prishtina as që ishte përfunduar. E tash, hajdeni të ndihmojmë klubin e zemrës drejt titullit, e Trepçën ta qojmë në Ligë të dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e “Plisave” në Facebook.

Prishtina-Trepça luhet të shtunën me fillim prej orës 13:00.