Eintracht Frankfurt prezanton talentin Enis Bunjaki (FOTO)

Eintracht Frankfurt ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të Bundesligës, kurse me këtë rast ka prezantuar edhe talentin kosovar, Enis Bunjaki.

Ai bashkë me katër të tjerë u prezantuan si përforcime të klubit.

Bunjaki ishte pjesë e Frankfurtit në kategoritë e reja, kurse javë më parë nënshkroi kontratë profesionale, shkruan GazetaOlle.com.

Enisi do të bart numrin 38 në fanellë.

Ai kaloi pushimet në Kosovë, kurse tani do të nis një mision të ri.

Ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës vitin e kaluar, kurse tani luan me Gjermaninë U-18.

enisii

enisi