Egzona Zeka testohet në Zvicër

Futbollistja e re mitrovicase, Egzona Zeka, do të testohet në një nga skuadrat më të mira zvicerane në futbollin femëror, Lugano. Kështu ka njoftuar trajneri i skuadrës së Futbollit të femrave “Mitrovica” Seid Onbashi.

“Duke i’u falënderuar menaxherit, Naim Bahtiri, futbollistja e skuadrës ‘Mitrovica’ do të udhëtojë me datën 12 Korrik drejt Zvicrës në prova dy javore në ekipin Lugano, skuadër kjo që bënë pjesë në Superligën e Zvicrës për femra” tha trajneri Onbashi.

Ai beson se Zeka do të tregojë cilësitë dhe kapacitetin që ka si futbolliste.