Egzon Qerimi është transferimi më i ri i Ferizajt.
Mesfushori kosovar është bashkuar me Ferizajn pasi kontrata me Ulpianën i kishte skaduar.
Qerimi më parë ka luajtur edhe për Llapin, Dukagjinin, KEK-un dhe Ulpianën.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐧𝐞ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐦𝐞 𝐄𝐠𝐳𝐨𝐧 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧
FC Ferizaj ju njofton se sot është arritur marrëveshja me mesfushorin ofansiv, Egzon Qerimi.
Ai në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Llapit, Dukagjinit, KEK-ut dhe Ulpianës.
Mesfushori Qerimi dallohet për organizimin e mirë të lojës, vizionin dhe saktësinë në pasime.
FC Ferizaj