Egzon Qerimi ka një premtim për gjithë tifozët dhe sportdashësit lipjanas

Me të filluar stinori i ri në Superligë janë paraqitur edhe befasitë e para.

Skuadra e sapo promovuar në elitën e futbollit kosovar, FC Ulpiana, ka arritur që të marrë rezultat pozitiv ndaj KF Llapit në gjiron e parë.

Mefsushori i skuadrës, Egzon Qerimi, ka thënë për Gazeta “Sheshi” se ambiciet e tij janë gjithmonë të lidhura me klubin.

“Në saje te punes qe jemi duke e bërë si dhe kushtet të cila janë për cdo lavdat, besojë që do të vinë edhe rezultatet si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor”, ka thënë Qerimi.

May be an image of 6 people, people standing and outdoors

28 vjeçari është shprehur se qendrimi në Superligë nuk është temë që diskutohet. “Kemi nje grup te mirë të lojtarëve të rinjë të kombinuar me lojtar me pervojë , gjithashtu stafi teknik është shumë profesional, kryesia e klubit është gjithëherë pran nesh, kur hallkat zingjirore funskionojnë mirë, atëherë edhe rezultatet pozitive nuk mungojnë”, tha ai.

Për fund, mbrojtësi i Ulpianës është shprehur se tifozët kanë qenë mungesë e madhe për ta. “Ne si ekpi jemi të vetëdijshëm se çfarë ngjyra i përfaqësojm dhe prej nga vijm.Një premtim kam si për tifozët, ashtu edhe për sportdashësit lipjanas, do të japim maksimumin në fushën e blertë dhe do të luajmë me zemër”.

Skuadra nga Lipjani do të luajë ndeshjen e radhës më 28 gusht ndaj Malishevës me fillim nga ora 17:00.

Drejtori sportiv i PSG’së, Leonardo: Mbappe dëshiron largimin, por do të bëhet vetëm sipas kushteve tona!

Hendikep i madh për Nuhiun, ylli i Dritës pritet të mungojë edhe ndaj Llapit