Egzon Kurteshi ka oferta nga disa klube të Superligës

Futbollisti i Istogut, Egzon Kurteshi, ka disa oferta por ende nuk është përcaktuar se ku do të jetë në edicionin e ri.

Sulmuesi dhe mbrojtësi i krahut të majtë, ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, se pa biseduar me klubin e Istogut, nuk do të marrë asnjë vendim.

“Kam pas një sezon shumë të mirë me Istogun. Kam shënuar 6 gola dhe me skuadër kemi arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, po ashtu kemi qenë deri në momentin e fundit në garë për inkuadrim në Superligë”, tha Kurteshi.

Futbollisti tregon se kontrata i skadon këtë muaj, por do të mendohet para se të vendos për të ardhmen e tij.

“Kam disa oferta prej Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës. Kontrata me skadon këtë muaj me Istogun por pa biseduar me klubin e Istogut nuk mundem me bë zgjedhje sepse janë sjellë shumë korrekt me mu”, tha Kurteshi.