Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka qenë mbrëmë mysafir special në emisionin “Favorit” në T7, që njëherësh ishte edhe hera e parë që del në një emision sportiv televiziv në Kosovë.
Ndër temat që u diskutuan në emision ishte edhe dhuna e shfaqur në futbollin kosovar, e cila u rikthye edhe në javën që shkoi, shkruan “Gazeta Express”.
Duke e ditur se është nga Nigeria, Egbo në emision u pyet nëse ngjarje të tjera të turpshme të dhunës ndodhin edhe në Afrikë, respektivisht në vendin e tij.
Por, ai zbuloi se në Nigeri njerëzit shkojnë për ta shijuar futbollin dhe se argëtohen duke e parë ndeshjen, prandaj edhe nuk ka përleshje siç ndodh kohë pas kohe në Kosovë, por edhe në Evropë në përgjithësi.
“Nigeria i ka 250 milionë banorë dhe ka shumë forca sigurie nëpër stadiume. Atje njerëzit shkojnë për ta shijuar futbollin, jo për t’u zënë me njëri-tjetrin. Nuk është si në Evropë tifozeria, ku zihen njerëzit. Atje shkojnë për t’u argëtuar duke parë futboll pasi futbolli afrikan është sikur futbolli brazilian, që është me argëtime, me shumë teknikë dhe taktikë brenda lojës”, deklaroi Egbo.
Ai foli edhe për rastin që ndodhi pas ndeshjes mes Dritës dhe Prishtinës, ndërsa bën apel që problemet dhe incidentet të lihen anash dhe që njerëzit ta shijojnë sportin e futbollit.
“Nuk është diçka që duhet të ndodh në një stadium futbolli, pasi futbolli është për argëtim, që tifozët ta shijojnë, jo me sherre, jo me sharje, jo me ofendime, jo me shku me degradim siç ka shkuar. Futbolli është që tifozët ta shijojnë një ndeshje futbolli, pasi vijnë me familje për këtë punë.