Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo thotë se ekipi tij meritoi pikët e plota ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”.
Ai ka thënë se Llapi duhet të kënaqet me barazim.
“Është një barazim më i drejtë për Llapin, pasi ne krijuam raste për gol dhe me pak kujdes mund t’i fitonim pikët e plota. Nuk ishte e lehtë pas humbjes nga Malisheva, por më gëzon fakti se lojtarët treguan karakter dhe ndryshuan personalitet pas humbjes së hidhur. Mendoj se me pak kujdes do të fitonim pikët e plota. Nuk kemi çka të bëjmë. Ka ende pikë në lojë dhe në fund do t’i bëjmë llogaritë. Merituam pikët e plota, por nuk kemi çka të bëjmë. Ka gjëra pozitive që mund t’i shohim nga kjo lojë”, ka thënë Egbo.