Egbo: Fitorja na ka hyrë shumë në punë, jam i lumtur për golin e Igball Jasharit

photo by: @Shpend Ahmeti

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo i është gëzuar kalimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar paraqitjen e Igball Jasharit.

Prishtina është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa kalimin në gjysmëfinale e siguroi me fitoren e thellë 5:1 ndaj Trepçës ’89.

“Fitorja na ka hyrë shumë në punë. Kërkuam që sa më shpejtë të shënojmë në mënyrë që të kenë mundësi të pushojnë disa lojtarë. Në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe jam i kënaqur me fitoren dhe golat që shënuam. Është mirë që kemi lojtar të rinj. Nuk ka rëndësi mosha e tyre, por secili lojtar që fiton minuta, duhet ta jap maksimumin. Jam i lumtur për golin e Igball Jasharit. Ai shënoi shpejt dhe më tregoi se dëshiron të ketë më shumë minuta në fushë”, ka thënë Egbo. /Gazeta Olle/

Idrizi: Golat i morëm me gabimet individuale, ishte e pamundur të rikthehemi

Ramadani: Koncentrimi dhe eksperienca ishte në anën tonë, fituam me plot meritë