Milot Rashica ka qenë vendimtar në fitoren e Besiktasit 2-3 në udhëtim te Dynamo Kiev.
Sulmuesi kosovar është futur në fushë në minutën e 64-të, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore të madhe në Ligën e Konferencës.
Ishte minuta e 95-të e ndeshjes, kur Rashica u fut në zonë duke shmangur mirë kundërshtarët dhe duke dhënë një asistim fantastik për Zaynudinov që realizoi për 2-3.
Ky ishte asistimi i parë për Rashicën në ndeshjen e tij të dytë me fanellë e Besiktas.
Ndeshjen e ardhshme skuadra turke e pret Dynamo Kievin në Stamboll ku pritet të vendoset kualifikimi për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. /Gazeta Olle/
https://twitter.com/trivelaspors35/status/1694786499340906550?s=20