Efekti i Gani Sejdiut

Feronikeli po ‘shkel’ gjithçka që i del përpara në këtë kampionat. Skuadra nga Drenasi kur kanë kaluar 18-xhiro në elitën e futbollit kosovar i prinë renditjes me 34 pikë të tubuara, tri më shumë se Prishtina që ndodhet e dyta. Mesfushori i Feronikelit, Qemail Elshani vlerëson se trajneri Gani Sejdiu, po bënë punë të madhe. “Trajneri po është në gjendje që ta nxjerrë maksimumin nga secili lojtarë. Efektet po shihen”, i ka thënë ‘Elshani Gazetës ‘Olle’.

Tutje, ‘Qema’ komentoi edhe golin e shënuan nga ‘himalajet’ në ndeshjen e fundit Feronikeli – Vëllaznimi (3:0). “Golin edhe po mos ta kisha shënuar, ai do të vinte pastaj. Është e vështirë që t’u bësh ballë gjithë atyre sulmeve pa ndonjë kundërpërgjegjje”, vlerësoi Qemail Elshani.

Feronikeli në ndeshjen e ardhme e sfidon Trepçën në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës.