Edvin Kuc merr ftesë nga Përfaqësuesja e Malit të Zi

Kombëtarja e Malit të zi i ka dërguar ftesë zyrtare yllit të Ballkanit, Edvin Kuc.

Mesfushori do të grumbullohet për dy ndeshjet që do të zhvillohen në muajin tetor.

Këtë gjë e ka konfirmuar Kuc për ‘GazetaBlic Sport’, me mesfushorin që do të jetë pjesë e kombëtares në ndeshjet ndaj Libanit dhe Serbisë.

Kujtojmë se Edvin Kuc është futbollist i cili ka lindur në Tuz, por që sukseset më të mëdha i ka arritur tek Ballkani.

Milani vazhdon me fitore, mposht me rikthim Cagliarin

Real Madridi merr fitore komode ndaj Las Palmas