Edvin Kuc kërkon një fitore historike sonte me fanellën e Malit të Zi ndaj Serbisë në Beograd

Kombëtarja e Malit të Zi e zhvillon sonte një ndeshje shumë të rëndësishme.

Kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Edvin Kuc do të kërkojë fitore historike me Malin e Zi ndaj Serbisë në Beograd, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me Malin e Zi që në rast fitore do të bënte një hap të madh drejt kualifikimit në Euro 2024.

Sipas publikimeve të fundit në mediat malazeze, Kuc mund të jetë titullar nga minuta e parë në këtë takim, duke bërë debutimin në një ndeshje zyrtare me Malin e Zi.

Kujtojmë që Kuc debutoi me fanellën e Malit të Zi në një ndeshje miqësore ndaj Libanit, atje ku shënoi dy gola.

Nesër ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë

Gjilani bën goditjen e madhe, sigurojnë shërbimet e Egzon Bejtullait