Edona Thaqi e lumtur që do ta përfaqësoj Kosovën

Edona Thaqi është bashkuar për herë të parë me Përfaqësuesen A të femrave.

Për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Edona është shprehur e lumtur që do të përfaqësojë Kosovën.

“Është nder për mua të vij këtu dhe të përfaqësoj shtetin e prindërve të mi, si ekip kemi përvojë të mrekullueshme, do të japim maksimumin në çdo lojë dhe do të luajmë ashtu siç ne dimë të luajmë”.

Edona karrierën e saj e ka filluar në Amerikë dhe tani është gati të përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Thaqi tutje ka folur edhe për pritjen e vajzave: “Isha shume e emocionuar që të vija këtu, të gjithë ishin mirëpritëse dhe më kanë ndihmuar. Basketbolli amerikan është ndryshe prej atij evropian. Do të kontribuoj në të gjitha mënyrat që mundem”.

Vashat Dardane në ndeshjen e parë ballafaqohen me Maltën më 28 qershor, pastaj më 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Më 30 qershor Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse ndeshjen e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Drilon Hajrizi flet për përgatitjet e Kosovës si dhe për ndeshjet parakualifikuese

Nën patronatin e FFK-së, sot filloi “Tournament Prishtina 2022”, Agim Ademi i fton të gjithë ta ndjekin turneun nga afër