Edona Begaj përfaqëson Kosovën në Kongresin e Malmos

Është mbajtur kongresi i 20-të i European College of Sport Science në Malmo, ku edhe Kosova e kishte përfaqësuesen e saj.

Ajo ishte Edona Begaj, magjistër i shkencave sportive, e cila e prezantoi hulumtimin: “Pjesëmarrja në Sport e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë”.

Begaj e ka konsideruar pozitiv prezantimin e saj, duke theksuar që ky hulumtim është i pari që është bërë në Kosovë në këtë fushë.