Edon Zhegrovës i rritet vlera, tani kushton 15 milionë euro

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën e Lillet.

Kjo ka bërë që t’i rritet vlera në Transfermarkt për 15 milionë euro, nga 10 milionë euro sa e kishte më parë.

Sulmuesi kosovar këtë sezon ka zhvilluar 38 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me nëntë gola dhe nëntë asistime.

Përndryshe, Zhegrova është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për dy miqësoret e marsit, ndaj Armenisë dhe Hungarisë. /Gazeta Olle/

Franca ndalon agjërimin myslimanëve në ekipet kombëtare

Albion Rrahmani vetëm një hap larg transferimit të karrierës së tij