Edon Zhegrova pritet shumë shpejt të zyrtarizojë transferimin te skuadra franceze

Reprezentuesi i Kosovës dhe ylli i Baselit, Edon Zhegrova thuhet se është afër kalimit te klubi francez i Ligue 1, Lille.

Zhegrova shumë shpejtë mund të largohet nga Baseli dhe të transferohet në këtë afat kalimtar në Ligue 1.

Sipas L’Equipe, 22-vjeçari nga Prishtina është afër transferimit të Lille dhe tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit.

Sulmuesi i lëvizshëm i Kosovës thuhet se do të zëvendësojë Jonathan Ikone dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Lille.

22-vjeçari prishtinas ka mbërritur tashmë në Paris, pasi tashmë ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai pritet sot (e premte) të nënshkruaj kontratën e re pesëvjeçare, pasi tashmë kanë përfunduar formalitetet për ekzaminimin mjekësor.

Transferimi i Zhegrovës thuhet se do t’i kushtoje Lillet rreth shtatë milionë euro.

Fillon stinori pranveror në Superligën e Femrave

Tmusiq, MVP i xhiros 15-të në Superligë