Edon Sadriu flet për të ardhmen e tij, konfirmon se është në bisedime me këtë skuadër

 

Futbollisti i Llapit, Edon Sadriu është lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra e Ferizajit.

Në një prononcim të shkurtër për Kanal10, Sadriu ka konfirmuar që ka filluar bisedimet me Ferizajin, por deri tani nuk është arritur asgjë konkrete me skuadrën e Ferizajit.

“Kam kontratë me Llapin deri me 31 korrik. Ka pasur interesim nga disa skuadra mirëpo asgjë konkrete. Kemi pasur bisedime edhe me Ferizajin, por deri tani mund të konfirmojë që nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, tha shkurtimit Sadriu për Kanal10.

Ferizaji deri më tani ka transferuar Astrit Fazliun dhe Bujar Shabanin, derisa gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar edhe vazhdimin e kontratës me 11 futbollistë.

Besnik Krasniqi flet për herë të parë pas nënshkrimit me Dritën

Idrizi e Kastrati besojnë në fitore kundër Qipros