Edlir Tetova largohet nga Ulpiana ?

Sipas faqës ‘Ulpiana Press’, trajneri Edlir Tetova ka dhënë dorëheqje nga KF Ulpiana.

Ulpiana e cila këtë vit garon në Superligën e Kosovës, është në një pozitë shumë të vështirë për të siguruar mbijetesën për sezonën 2022/23.

Ulpiana ndodhet në pozitën e nëntë me pesë pikë distancë nga Dukagjini, vend që i mundëson skuadrës Play Out.

Një nga momentet më të mira në karrierën e Tetovës me ulpianasit, ishin ndeshjet ndaj skuadrave si Ballkani dhe Gjilani, por gabimet me ekipet që luftojnë për mbijetesë, duket se i kanë kushtuar me vendin e punës.

Shtyhet shitja e biletave për miqësoren me Burkina Fason – ja njoftimi i FFK-së

Mediat polake nxjerrin nje detaj te ri, Muci përleshet fizikisht me sulmuesin e Legias