Edlir Tetova bëhet me skuadër të re

Egnatia nuk humb kohë dhe gjen menjëherë trajnerin e ri. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Zekerija Ramadanin, klubi nga Rrogozhina ka vendosur t’ia besojë pankinën ish mesfushorit durrsak, Edlir Tetova.

Ky i fundit vjen pas një eksperience te klubi i Ulpianës në Superligën e Kosovës, me të cilin nuk ia doli të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit atje, pasi skuadra u rendit në vendin e parafundit dhe zbriti në kategorinë e parë.

Eksperienca me Ulpianën është e vetmja si trajner i parë për Tetovën, që më herët ka qenë pjesë e stafit të Orges Shehit, në të tre përvojat e tij si trajner, fillimisht te Skënderbeu, më pas te Kukësi dhe te Tirana në fundin e sezonit 2020-2021.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi, teksa tashmë Tetova ka nisur bashkëpunimin me Ndriçim Shtubinën në rolin e drejtorit sportiv, për të planifikuar merkaton e klubit rrogozhinas. /SS/

Alain Giresse flet në konferencën për shtyp para përballjes me Greqinë

Karateisti Valdrin Rashiti që ka hapur qendrën e parë CrossFit në Gjilan, ka trajnuar edhe futbollistë të klubeve të mëdha evropiane