Edicionin e kaluar garonte në Superligë, kjo është gjendja e Drenicës në Ligën e Parë

Skuadra drenicase kishte shkruar histori për të keq, pasi kishte rënë për herë të parë nga elita e futbollit kosovar dhe tani po garon në Ligën e Parë.

Pas humbjes 3-1 nga Trepça ’89 në javën e 33-të në Albi Mall Superliga e Kosovës, Drenica filloi një rrugëtim tjetër.

Te Liga e Parë e Kosovës, Drenica gjendet në Grupin A dhe aktualisht zë pozitën e katërt në tabelë.

Kuqezinjt kanë grumbulluar 23 pikë pas 19 xhirove dhe ndeshjen e fundit e mposhtën Vëllaznimin.

Megjithatë drenicasve i duhet ende punë nëse duan vendin e parë pasi ka një diferencë të madhe pikësh.

Lider aktual është Dinamo me 37 pikë, Suhareka dy më pak dhe Trepça ’89 ka 33 sosh. /Gazeta Olle/

 

 

Hashani, delegat në ndeshjen çerekfinale të Kupës Evropiane

Mësohet orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës për dy miqësoret e radhës