Sot fillon edicioni i ri 2022/23 i Premerligës angleze.
Ndeshja që do të hap stinorin e ri në Angli do jetë ajo mes Crystal Palace dhe Arsenal, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një edicion fantastik, bazuar edhe tek fakti se ka pasur disa transferime të mëdha në merkaton e verës.
Sipas DraftKings Sportsbook, Manchester City është favorit për t’u përsëritur si kampion i Premier League. Skuadra e Liverpool renditet si e dyta më favorite për titullin, kurse Tottenham dhe Chelsea renditen në pozitat 3 dhe 4.
Në anën tjetër, Bournemouth, Fulham dhe Nottingham Forest shihen si skuadrat me mundësinë më të madhe për t’u larguar nga Premier League, në fund të edicionit.