Edicioni i ri i basketbollit fillon me garat e Superkupës

Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës pritet të jetë shumë i ngjeshur me aktivitete.

as një edicioni jo shumë të lehtë, për shkak të pandemisë me Covid-19, megjithatë të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për fillimin e edicionit të ri.

Ky edicion do të hapet me garat e Superkupës në konkurrencën e meshkujve, që pritet të jenë shumë interesante.

Superkupa do të mbahet nga 1 deri më 5 Shtator, kurse për vendin se ku do të organizohet, Bordi i FBK-së do të vendosë javën e ardhshëm.

Garat do të vazhdojnë menjëherë, me edicionin e ri në Price Caffe Superligë, që fillon më 8/9 Shtator dhe pritet të jetë mjaft konkurrues.

Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant edhe në basketbollin e femrave, ndërsa Bordi i FBK-së vendosi që afati kalimtar për lojtare të jetë i hapur deri më 27 Gusht në ora 16:00.

Drita aranzhon tri ndeshje miqësore

Zyrtare: Përparim Osmani prezantohet te Vushtrria