Edi Rama përfshin në Ushtri kampionet olimpike të Kosovës

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së parë të kabinetit qeveritar pas betimit në Presidencë, zbuloi disa nga vendimet e para të qeverisë së tij në këtë fillim të mandatit të tretë qeverisës.

Rama u shpreh se ka vendosur të përshijë në strukturën e Forcave të Armatosura dy kampionet e arta olimpike të “Tokyo 2020”, xhudistet e Kosovës Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Gjithashtu kryeministri theskoi se do të krijohet një njësi speciale e kampionëve, për t’i trajtuar ata në një mënyrë të veçantë gjatë gjithë jetës. Sipas kryeministrit kjo mënyrë konsiston në përfshirjen e tyre në trupën e Forcave të Armatosura, shkruan Panorama Sport.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm jo vetëm simbolikisht, por edhe praktikisht, është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosur të dy fituesve të medaljave të arta në Lojrat Olimpike Tokyo 2020, të dy shqiptareve nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat kanë arritur diçka që është absolutisht e jashtëzakonshme, të cilat po ashtu kanë shprehur interesin për tu bashkuar me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Do të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.

Në shëmbujt e vendeve të tjera këtë status të veçantë kamionëve këtë status të veçantë ia jep përfshirja në Forcat e Armatosura.

Nga ana tjetër të jenë aty shembuj rezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë”, tha Rama.

Barcelona projekton goditjen e madhe, tenton yllin e Man City në huazim

Barcelona e gatshme të huazoj yllin e Man Cityt, gjatë afatit kalimtar të janarit