Edi Rama ia kujton Vuçiqit: Në Shqipëri fiton më i miri

Derisa kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka kërcënuar me fitore në ndeshjen e radhës që do të luhet në Shqipëri, duke thënë se Serbia është e aftë ta bëjë këtë, Edi Rama ia kthen një përgjigje, sa i përket fituesit.

Kryeministri shqiptar tha se në Shqipëri fiton vetëm ai që luan futbollin më të mirë.

“Shoku im, kurrë mos thuaj ‘ne do të fitojmë’, sepse asgjë nuk varet nga ti”, shkroi Rama, duke ia kujtuar Vuqiqit se përballja e ardhshme do të luhet në Shkodër.